fbpx

EMRI/Po luante me shokët në park, zhduket pa gjurmë fëmija shqiptar në Zvicër

shqiptari-6-770x400.jpg

Një fëmijë shqiptar ka humbur një ditë më parë në Zvicër.

Mediat vendase kanë identifikuar shqiptarin e humbur, ndërsa kjo ka shkaktuar alarm tek autoritete policore të cilat menjëherë kanë nisur kërkimet.

Siç raporton “Blick”, fëmija shqiptar me emrin Zenel ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., pranë një sheshi lojërash në  Lenzburgerstrasse. Ai u zhduk dje pasdite pa lënë asnjë gjurmë.

“Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente”- tha babai.

Autoritet vijuan ditën e djeshme kërkimet deri vonë edhe me helikopter, por fatkeqësisht nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të 4-vjeçarit shqiptar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303