Emri/ Pronari ‘fundos’ shqiptarin e shpallur në kërkim, çfarë bëri në mes të autostradës

download-42.jpg

Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia italiane. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin e quajtur Sokol Sallaku për të cilin ishte lëshuar një urdhër ndalimi më 11 mars.

Ai rezulton i dënuar me 6 vjet , 8 muaj dhe 11 ditë burgim pasi akuzohet për drogë dhe dhunën e kryer nga 2008 dhe në vitin 2016.

Kur u arrestuar Sokol Sallaku po udhëtonte si pasagjer me një makinë tip “Ford Kuga”.Makina po vazhdonte përgjatë karrexhatës lindore të A4, drejt Triestes. Ajo që ka bërë policinë ta ndalojë janë manovrat e rrezikshme që shoferi i makinës me të cilën udhëtonte Sallaku, bënte në rrugë.

Në timonin e Ford Kuga ishte një shtetas shqiptar 45-vjeçar, pronar i një kompanie ndërtimi dhe punëdhënës i Sokolit, i cili tha se nuk kishte dijeni për dënimin e punonjësit të tij.

Policia specifikoi që shoferi nuk ishte i përfshirë në çështjen ligjore, dhe as nuk mund të mbante përgjegjësi për ndonjë hipotezë të ndihmës, ndaj të arrestuarit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303