‘Emri stadiumit në shitje’, Braçe kundër FSHF-së: Kanë qëllim vetëm…

Vendimi i federatës shqiptare të futbollit për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet ka sjellë reagimin e parë nga ana e zyrtarëve të shtetit. Përmjes në postimi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili njihet për përplasjet e tij me institucionin e futbollit, thotë se FSHF ka vetëm një qëllim: parëtë!

“Është e habitshme, por aq e fortë është rendja pas parasë në FSHF sa akush nuk po e kupton se gara, konkurrenca, cilësia përmes tyre mund ta bëjë FSHF-në më të pasur, madje dhe me paratë që po i kërkon duke luftuar Qemal Stafën.”

Më tej Erion Braçe bën edhe një sqarim, duke thënë se vendimi I FSHF-së për të kërkuar spoinsor për emnrin e stadiumit është tërësisht ekskluziv dhe se qeveria nuk ka asnjë lidhje me këtë.

“Lexoj që shkruhet e lihet të kuptohet se ka një vendim politik!
Dua të pyes: Cili është ky vendim? Kush e ka marrë? Ku është ky vendim, zyrtar dhe i botuar?
Në dijeninë time, NUK KA ASNJE VENDIM POLITIK TE MARRE PER EMRIN E STADIUMIT QEMAL STAFA!”

Në fund zëvendëskryeministri tregon se përse emri i stadiumit duhet të mbetet ‘Qemal Stafa’.

“Qemal Stafa është figura më e pastër e Luftës së Dytë Botërore në këtë vend. Është mishërimi i qartë i gjithë sa thashë më sipër. Është një shqiptar i madh! Ai nuk mund të tregëtohet! Gjithkujt që tani po bëhet gati për atë pyetjen standarde-po ç’lidhje ka me sportin, futbollin, dua t’i them me të shpejtë se, pas kaq shumë vitesh në atë stadium, futbolli, fitoret më të bukura, janë të lidhura me Qemal Stafen!”

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet pritet të inagurohet në muajin shtator.