Enca sapo i hodhi një thumb kolegëve dhe jo vetëm

enca.jpg

Këto ditë, këngëtarja Enca Haxhia ka qenë më shumë aktive se zakonisht në rrjete sociale, teksa po pret të rikuperohet plotësisht nga operacioni në këmbë.

Ditët e “karantinës” në shtëpi për shkak të ndërhyrjes e kanë ndihmuar Encën të rifitojë energjitë̈ e duhura dhe shumë shpejt presim të tjera hite nga këngëtarja, për të cilat ka punuar këto ditë.

Gjithçka që ajo bën në rrjete sociale ndiqet nga një numër i madh njerëzish, mirëpo jo të gjithë reagojnë apo pëlqejnë postimet e saj.

Duke përfshirë këtu kolegët dhe jo vetëm, Enca sapo u hodhi një thumb të gjithëve me postimin e fundit në InstaStory.

“Njerëzit që të ndjekin por s’të bëjnë kurrë like, ta shpifin! Ups, e thashë”, shkruan ajo pa dhënë më tepër detaje.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303