fbpx

Ende asgjë për Reformën Zgjedhore, palët politike ndërmarrin veprimin e radhës

Ende nuk është arritur asnjë konsensus për reformën zgjedhore nga palët politike.

Ndonëse dje takimi i dytë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim zgjati rreth 9 orë, palët nuk dihet nëse kanë rënë dakord për pikat pezull të Zgjedhores, ndonëse influenca e Kim ka ndikuar.

Edhe mbledhja e sotme do të mbahet sërish në rezidencën e ambasadores amerikane në orën 11:00 dhe pritet që prej saj të dalë “tym i bardhë”.

Kujtojmë se dje në takimin e parë me Këshillin Politik bashkë me ambasadoren Yuri Kim, ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësuesit të OSBE-së.