fbpx

Ende asnjë vendim nga qeveria, Liga Profesioniste e Futbollit bën lëvizjen e radhës

Edhe pse Presidenti i FSHF, Armand Duka pati një bisedë dje me kryeministrin Rama, Liga Profesioniste e futbollit bën me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga qeveria.

Gjithashtu më tej në njoftim bëhet me dije se ditën e hënë Liga do të mblidhet sërish në një takim në ambientet e “Air Albania”, për të vendosur për hapat e mëtejshme.

E gjithë kjo, pasi ende nuk është vendosur një datë për fillimin e kampionatit shqiptar.

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020