Enea Jorgji, i pari arbitër shqiptar që do të drejtojë një ndeshje të Europa League

Screenshot_5-16.png

Arbitri Enea Jorgji me asistentët e tij

Një trupë arbitrash shqiptarë në një ndeshje të grupeve të Europa League. Ndodh për herë të parë këtë mesjavë, kur Enea Jorgji do të bëhet i pari arbitër shqiptar që drejton një ndeshje të këtij niveli, në takimin mes AEK Larnaca dhe Ludogorets të enjten e ardhshme.

Pa diskutim ky një vlerësim për arbitrin e FIFA-s që provon një kulm të karrierës pasi ishte caktuar më parë për të drejtuar e turit të tretë të Europa League mes Sevilla-s dhe Zalgiris Kaunas.

Sipas Supersport, Enea Jorgji do të asistohet në këtë provë të re për të nga një grup i përbërë krejtësisht prej arbitrash shqiptarë.

Më konkrentisht në stadiumin GSP në Nikosia të Qipros të enjten e ardhshme vijërojtësit do të jenë Denis Rexha dhe Redi Avdo, pas portave dy arbitra të tjerë të spikatur të kampionatit shqiptar Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ridigert Çokaj.

Vendimi i UEFA-s për t’i besuar drejtimin e një ndeshjeje të nivelit të tillë një trupe shqiptare është pa dyshim njëkohësisht edhe vlerësim për punën e arbitrave tanë, që krijojnë një precedent të rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në përgjithësi.

Edhe pse shpesh herë të zhvlerësuar në vend, kriteret e vlerësimit të UEFA-s janë rigoroze dhe vështirë se mund të kontestohet çka flet për një rritje të nivelit të arbitrimit në Shqipëri, ku edhe rastet e kontestuara këtë sezon në Kategorinë Superiore kanë qenë shumë të pakta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303