Eni Çobani flet për herë të parë pas aksidentit

Pak ditë më parë mediat u pushtuan nga lajmi i aksidentit të juristes së njohur Eni Çobanit ku ajo shpëtoi fatmirësisht.

Pas kësaj ngjaje të frikshme ka qenë miku i saj Ardit Gjebrea i cili i ka kushtuar disa fjale prekëse duke e postuar në instagram.

Ai ka treguar edhe detaje nga aksidenti i cili mund të kishte qenë fatal për Enin.

Pas ketij lajmi vetë Eni ka reaguar sot me një postim në Instagram duke falënderuar zotin pë mrekullinë që i fali.

“Pranojmë dashurinë qe besojmë qe e meritojmë. Çdo dite pas kësaj duhet te jete si kjo për te kuptuar qe ne gratë jemi dashuria dhe frymëzimi i kësaj bote.

Zoti është i madh dhe falënderimet i shkojnë vetëm atij për mrekullinë qe me fali. Faleminderit qe me tha vazhdo puno, buzëqesh, jeto dhe fal dashuri. Këtë do bej çdo dite tanimë te jetës time.

Ju dua shumë te gjithëve”.

Eni Çobani ka publikuar edhe një foto me një nga personazhet e “Shihemi në gjyq” duke na treguar se gëzon shëndet të plotë dhe se do ta shohim shumë shpejt të dielën e ardhshme.