fbpx

Eni Çobani gjen sozinë, nxjerr foton, habiten fansat

cob.png

Juristja Eni Çobani ka habitur fansat me foton e publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

Eni ka bërë të ditur se i thonë shpesh se ngjason me këngëtaren me famë botërore, Adele. Po ashtu ajo ka zbuluar se e vlerëson shumë për zërin e saj, madje shprehet se një ditë do ta takojë.

“Një fytyrë e buzëqeshur është një fytyrë e bukur. Një zemër e buzëqeshur është një zemër e lumtur. Thonë se ngjajmë, unë i pëlqej zërin, por për pamjen e vlerësoni ju. Adele do të takohemi një ditë me siguri”, ka shkruar Eni krahas një kolazhi, ku shihet një foto e saj dhe një e Adele.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303