fbpx

Eni Shehu përgjigjët si i bëri block Nevina Shtyllës

Screenshot_2-3.jpg

Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari janë të ftuara këtë javë në “Një ditë me Dojnën” në “Pop Culture”për të folur mbi raportin e tyre, Edi Manushin, jetën private dhe sigurisht futbollin.
Ndër të tjera në promon e publikuar , Dojna ngacmon Nevinën në lidhje me ish kolegun e saj Eni Shehu. “Përse nuk e ndjek më Eni Shehun në Instagram, nëse je ndarë me përshtypjet më të mira nga emisioni i mëparshëm?” Pa hezituar Nevina shton duke qeshur: “Më ka bërë block” .

Derisa të kemi një përballje mes dy ish-kolegëve, marrëdhënia mes tyre do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Ndonëse Nevina Shtylla i vuri pikë deklaratës së Eni Shehut, i cili tha se mes tyre nuk ka pasur marrëdhënie shoqërore, gazetari nuk e ka lënë me kaq.

Në një prononcim të dytë për “Anabel.al”, ai u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për t’i bërë block askujt, por nuk e mohon që  “edhe mund ta ketë shtypur pa dashje” këtë opsion.

Pasi mohoi se mes tyre ka pasur marrëdhënie shoqërore përpos atyre të punës, Eni duket se i ka bërë disi qejfin vetes kur thotë: “Mesa duket i mungoj (profesionalisht)”.

Iconstyle.al” kontaktoi më herët me moderatoren për të mësuar versionin e saj të ngjarjes. Nevina Shtylla tha se nuk ka asnjë prapaskenë në marrëdhënien mes tyre dhe se jeta vazhdon edhe jashtë rrjeteve sociale:

“Është shumë e drejtë dhe e saktë çfarë ka thënë Eni dhe nuk ka ndonjë prapaskene. Jeta (ajo e vërteta) vazhdon dhe jashtë rrjeteve sociale”!

Aktualisht Nevina ka kaluar në televizionin “Top Channel” ku moderon ‘Procesin Sportiv’ krah Edi Manushit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *