Enis Bardhi, deri në 2022 kundër Realit e Barçës

Enis Bardhi, mesfushori me origjinë shqiptare që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë, ka rinovuar kontratën e tij me Levanten.

Numri 10 i valencianëve do të luajë kundër Realit e Barcelonës në kampionatin më të bukur në botë deri në vitin 2022.

Levante ka vënë një klauzolë prej 50 milionë eurosh për Bardhin. 23-vjeçari kishte një klauzolë prej 25 milionë eurosh në kontratën e vjetër.

“Jam shumë i kënaqur, ndihem mirë këtu, sidomos në muajt e fundit kam qenë si në shtëpinë time. Do të qëndroj për shumë vite tek Levante. I jam shumë mirënjohës klubit për mikpritjen dhe mënyrën se si më kanë trajtuar që kur kam ardhur”, tha Bardhi.

Lër një koment