Eno Popi bën dedikimin më prekës për 8 Marsin

Dy vite me pare , moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, duhej të festonte ditën e lindjes, por ajo u shndërrua në ditën më të trishtë, pasi po atë ditë nëna e tij nderroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

 Sot në ditën e gruas, që kanë kaluar shumë muaj që nga ndarja nga jeta e nënës së tij, Eno na emocionoi të gjithëve me një dedikim prekës.

Ai ka publikuar në ‘Instastory’ një foto, në të cilën shihet duke puthur dorën e nënës, me mbishkrimin: “Diku në parajsë ajo është duke qeshur”.