fbpx

Epidemiologia tregon gjendjen shëndetësore të foshnjës 2 muajshe me COVID-19

Epidemiologia e njohur Marjeta Dervishi ka folur sot ndër të tjera edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjës së shtruar në spital, pacientja e vetme fëmijë, e prekur nga koronavirus.

Dervishi është shprehur se ajo dhe nëna e saj janë shtruar me shenja klinike të COVID-19 kryesisht temperaturë, dhe janë në monitorim të plotë nga pediatri në gjendje të stabilizuar.

“Gjendja e fëmijës dhe nënës është e stabilizuar, ato kanë shfaqur simptomat klinike, Fëmija është në monitorim të plotë nga mjekët pediatër, por dhe nënë është nën kujdesin e mjekëve. Ky është rasti i parë i një fëmije që është shtuar në spital, ndërsa në rastet e tjera sëmundja është mposhtur me gjendje të mirë”, tha ajo për Euronews.