Epidemiologu e thotë troç: Jetën nuk ta mbron një copë pëlhurë, ja çfarë pritet në dimër

34e1d090ad3d841b216dc83e3bf08e87_L.jpg

Mjeku epidemilog Ilir Alimehmeti ka qenë në një lidhje live me Fax neës, ku ka folur lidhur me situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vendin tonë. Sa i takon numrit të rasteve ditore me Covid, Alimehmeti tha se ato janë në varësi të testimeve që kryhen, dhe kanë një mesatare pozitivitetit rreth 24%.

Për epidemilogun duhet të ketë sa më parë një rritje të numrit të testimeve që kryhen, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë, mund të testohen dhe persona asimtomatikë, që pavarësisht se vetë nuk shfaqin shenja të sëmundjes mund të jenë burim infeksioni për persona të tjerë.

“Me të vërtetë që patëm 124 raste dje, por patëm një numër më të ulët të testimeve, përqindja e pozitivitetit të testimeve është rreth 24 % me luhatje të vogla dita ditës. Duhët ta shohim si një trajektore, ka një shqetësim për vjeshtën dhe për dimrin, pasi nuk e kemi kaluar si këtë periudhë, për këtë duhet të shohim në shtetet e hemisferës jugore, ku aktualisht është dimër, dhe nuk po shihet ndonje çudi shumë e madhe.

Patjetër që duhet të ketë një numër më të madh të testeve që kryhen, pasi mund të gjejmë dhe persona asimtomatikë, të cilët nga ana e tyre mund të infektojnë persona të tjerë, edhe pse vetë nuk kanë shenja.

Mosha më e prekur është mosha më aktive, kjo ndodh me çdo sëmundje infektive, edhe pse kjo moshë mund të jetë më e prirë që ta çojë sëmundjen te persona të tjerë”, tha Alimehmeti.

Sa i takon personave që ndërrojnë jetë në intubim, Alimehmeti tha se dhe në vendet më të zhvilluara, numri i personave që shpëtojnë është shumë i ulët. Sipas mjekut distaca është elementi më i rëndësishëm, edhe sesa vetë maska.

“Ventilatorët nuk kanë rol edhe aq shumë të madh në këtë sëmundje, në Neë York vdekshmëria në intubim është 88.1%, pra e shihni se dhe në vende të avancuara nuk ka shumë shpresë për personat që vendosen në intubim. Duhet të ketë një trajtim shumë të hershëm, për të evutuar trombet e rruazave të kuqe të gjakut.

Përdorimi i maskave është siguri minimale, imagjinoni që sigurinë tuaj tia besoni vetëm një copëze lëkure, parësore mbetet mbajtja e distancën. Maska ka efikasitet nëse e mban i sëmuri, por distancës duhet ti vendosim përparësi, dhe duhet të rrisim sa më shumë numrin e testimeve”, u shpreh epidemiologu.

Një tjetër pikë ku u ndal biseda me gazetaren Denisa Ruzi, ishte ajo për hapjen e shkollave, që sipas epidemiologut, duhet menduar dhe duhet krijuar një strategji, duke u bazuar dhe te moshat e nxënësve. Sa i takon ndalimit të muzikës në klabe, Alimehmeti tha se ajo ishte një masë e paefektshme, sa kohë që numrat e personave të infektuar nuk njohin rënie.

“Protokollet ne mund ti shkruajmë sa të duam, por duhet ta kuptojmë se jemi ne ata që i zbatojmë, ne jemi populli, që duhet të zbatojmë masat e sigurisë, të shkruara në letër ka shumë gjëra, por duhet ti kuptojmë ato. SHBA nuk ka kërkuar testim të detyrueshëm për fëmijët deri në gjimnaz, ndërkohë që për studentët është kërkuar testim i detyrueshëm.

Një student ka më shumë kontakte sesa një gjimnazist, duhet të trajtohen në nivele të ndryshme dhe marrja e masave. Duhet të konceptojmë dhe vendin se ku ndodhet shkolla, në vende të nxehta, apo në vende që janë më pak të rrezikuara nga Covid.

Në rast se do të kishte pasur efekt, do të ishte ndjerë në këto dy tre javë, dhe ne nuk kemi parë asnjë efekt realisht, pra vlen në letër si masë, por jo në realitet. Dikush e ka shumë të lehtë që të mos grumbullohet në orën 8 të mbrëmjes, por mund të grumbullohet në 6″, përfundoi Alimehmeti. faxweb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303