Epidemiologu lëshon thirrjen e fortë: Ka 25 vjeçarë të prekur me Covid, policia të ushtrojë kontrolle nëpër shtëpia

koronavirusi.jpg

Epidemiologu Rexhep Muja ka thënë se të infektuarit duhet të rrinë larg familjarëve pasi mund të preken dhe ata.

“Nga të gjitha grupmoshat, për më tepër 25-45 vjeç janë më të prekurit. Shumë pacientë kur dalin pozitivë ne i këshillojmë që në momentin e parë sidomos me testet e shpejta që të izolohen nga familjarët, por kjo nuk po bëhet. Policia të ushtrojë kontrolle për respektimin e karantinës”, u shpreh Muja për Klan News.

Ndërkohë, Komiteti Teknik la në fuqi masat e vendosura dy javë më parë dhe bën thirrje qytetarëve  për të zbatuar me përpikmëri këto masa për parandalimin dhe përhapjen e infektimit në masë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303