“Era e ndryshimit”, pas lindjes Jonida Vokshi bën ndryshimin e dukshëm në pamje

Jonida_Vokshi.jpg

Pas lindjes, moderatorja  Jonida Vokshi  i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë.

Madje, pasi u bë nënë moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj.

Ajo ndoqi rregullin e pashkruar të hapjes së ngjyrës së flokëve gjatë verës, duke shtuar disa highlights në flokët e saj.

Jonida ka ndarë në Instagram një foto me pamjen e re, ku sërish i kanë vënë në pah nurin post shtatzënisë.

“Era e ndryshimit”- shkruan ajo krahas postimit.

Si ju duket Jonida? I shkojnë apo jo?

 

REAL NEWS 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303