Era Istrefi ka gati bashkëpunimin me dy artistët e huaj

Këngëtarja e njohur,  Era Istrefi ka një surprizë të madhe për të gjithë fansat e muzikës së saj.

Nëpërmjet  Instagramit, këngëtarja ka lajmëruar se e ka gati një bashkëpunim me dy artistë të huaj.

Bëhet fjalë për Ilkay Sencan dhe Arash, me të cilët do të sjellë këngën e re të titulluar “No maybes”.

Era këndon shqip në këngë, ndërsa në InstaStory ka ndarë pak nga kënga e cila me siguri do të kthehet në hit.

Kënga do të lançohet më datën 27 të muajit mars.