fbpx

‘Erasmus Mundus’ mbështet studentët shqiptarë

Screenshot_2-3-1.jpg

Lajmi i protestës së studentëve në Shqipëri është bërë mjaft i bujshëm në mediat e huaja. Ka qenë radha e shoqatës ‘Erasmus Mundus’, e cila ka shprehur solidarizim dhe mbështetje për studentët ndaj tarifave të larta.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e shoqatës në rrjetin social ‘Facebook’.

“Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë uljen e aksesit të studentëve në arsimin e lartë cilësor”, shkruhej në deklaratë.

Gjithashtu, EMA thekson se inkurajon çdo person që merr vendime të duhura e pozitive.

“Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon çdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë”, shkruhej në deklaratë”, përfundonte deklarata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *