fbpx

“Erdhi me këmbët e veta e sot e nxorën të vdekur”, vëllai i viktimës nga Covid: I mbyllën dyert…

zoteria-te-shefqet-ndroqi-korona-770x410.png

Një tjetër viktimë nga koronavirusi është shënuar, ku thuhet se ka humbur jetën sot te  “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i viktimës ka shpërthyer, duke thënë se i vëllai ‘erdhi me këmbët e veta e sot del i vdekur’.

Në një prononcim për “News24”,ai ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital.

“Heronj janë doktorët e infermierët por e kanë të pamundur me kapacitetin, ka pak staf me raportin e të shtruarve. Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë cdo njeri ti ketë te koka infermierët jo me shkuar me i pa. Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë se dimë ca ka aty brenda, thotë do vijmë t’ja bëjmë ndonjërit, asnjërit nuk ia kane bere deri tani, as vëllait tim që ka vdek sot.

Ai ka ardhur shendoshe me këmbët e veta ka dal sot i vdekur, nuk e dimë nga cfarë ka vdekur, ka ardhur duke folur, ska pasur asnjë sëmundje tjetër, as ka pirë duhan e alkool, del sot i vdekur, kush është shkaku? Vërtet sëmundja bën punën e vet por shërbimi duhet të jetë i saktë, ku është shteti? Futu gjallë e del i vdekur? E pruna shëndoshë e nxjerr të vdekur, asnjë informacion ska në derë, sdimë ca bëhet brenda, ai u bë më mirë, a ka nevojë për gjë, ska asnjë informacion vetëm Zoti të ndihmoftë”, tha vëllai i viktimës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303