fbpx

Erdhi nga Kina, sulmuesi i njohur i Manchester United izolohet në karantinë

U ble nga Manchester United në orët e fundit të merkatos së janarit, por aventura e Odion Ighalos me “djajtë e kuq” nuk ka nisur aspak ashtu siç vetë sulmuesi nigerian e kishte imagjinuar.

Kjo pasi futbollisti erdhi nga Shanghai Shenhua dhe me të mbërritur në Manchester, është vendosur në karantinë, nga frika se mos është i infektuar nga koronavirusi, që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe botë.

Nuk bëhet fjalë për alarm në rastin konkret, por për një protokoll mbrojtjeje, sipas të cilit një person duhet të rrijë 14 ditë në karantinë, për të konstatuar nëse është prekur apo jo nga virusi vdekjeprurës.

Aktualisht Ighalo qëndron i izoluar prej 11 ditësh dhe stërvitet në një palestër Taekwondoo-je, në pritje që t’i ribashkohet skuadrës, ndërsa mund të jetë në dispozicion që të hënën për ndeshjen me Chelsean.