fbpx

Erdogan: Armiqësia kundër Islamit ka arritur në përmasa të mëdha

erdogan-2-thumb-large-696x434.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, tha se anti-islamizmi në botë ka kaluar në dimensionin e masakrave masive ndaj myslimanëve.

Gjatë një ceremonie në Stamboll, Erdoğan dënoi sërish sulmin terrorist, duke thënë se ai është një akt i planifikuar dhe nuk mund të quhet “veprim impulsiv”.

“Armiqësia kundër Islamit, rritja e së cilës shikohet nga bota dhe madje inkurajohet, ka kaluar vijën e ngacmimeve individuale dhe arritur në dimensionin e masakrës masive”, theksoi presidenti i Turqisë.

“I bëjmë thirrje botës, veçanërisht vendeve të Perëndimit, të marrin masa të shpejta kundër kësaj ecurie të rrezikshme që kërcënon tërë njerëzimin”, tha Erdoğan.

“Qasja që përfaqëson vrasësi, i cili ka vendosur në shënjestër vendin tonë dhe personalitetin tim, është e qartë se ka filluar të marrë nën kontroll me shpejtësi si një kancer shoqëritë perëndimore”, vlerësoi më tej presidenti Erdoğan.

Ndryshe, të paktën 49 persona u konfirmuan të vrarë pasi sulmues të armatosur shënjestruan dy xhami në qytetin Christchurch, njoftoi policia e Zelandës së Re.

Katër persona, përfshirë një grua, u arrestuan pas vrasjes./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303