Erdogan aspak i shqetësuar nga sanksionet e SHBA

erdogan-600x360-1.jpg

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk është aspak i shqetësuar për sanksionet e mundshme që mund ti vendos Amerika.

Ai ka deklaruar se gjatë bisedës me presidentin amerikan Donald Trump nuk ka vënë re indikacione se SHBA-të mund t’i vendosin sanksione Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus S-400 nga Rusia.

Sipas raportimeve të medieve amerikan, SHBA ka paralajmëruar se do të vendosi sanksione kundër Turqisë nëse marrëveshja nuk prishet me Rusinë, mirëpo Ankara zyrtare ka theksuar se nuk do të tërhiqen nga blerja pavarësisht paralajmërimeve.

Në deklaratë për gazetarët në Ankara, para se të niset në samitin e G-20 në Japoni, Erdogan ka thënë se do të bisedojë për këtë çështje me presidentin amerikan Donald Trump./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303