24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Erdogan: Do të marrim masa nëse zona e sigurisë kufitare në Siri nuk krijohet brenda disa muajsh

spot_img

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot krijimin brenda disa muajsh të një zone të sigurisë në rajonet siriane në kufi me Turqinë. Erdogan paralajmëroi se nëse kjo masë nuk merret, Ankaraja do ta marrë vetë përsipër këtë detyrë.

‘’Ne presim që premtimi për të krijuar një zonë sigurie për të mbrojtur kufijtë tanë nga terroristët të mbahet brenda disa muajve. Në të kundërt, ne do ta marrim vetë përsipër si detyrë’’, pohon Erdogan në një fjalim të transmetuar në televizion.

‘’Durimi ynë nuk është pa limit dhe nuk do të presim pafundësisht që premtimi i dhënë të bëhet realitet’’, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump propozoi në mesin e muajit janar krijimin e një zone të sigurisë me një gjatësi rreth 30 kilometra përgjatë kufirit në Siri, një ide e mbështetur nga autoritetet turke të cilët u shprehën të gatshëm për të vënë në zbatim një projekt të tillë. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat