fbpx

Erdogan: Greqisë do t’i japim përgjigjen që meriton

erdogan.jpg

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar dhe kërcënuar Greqinë se do t’i japë përgjigjen që meriton sa i përket situatës në Mesdheun Lindor gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme.

”Ne do të dimë t’i japim përgjigjen që meriton Greqia dhe Qiproja greke. I kemi treguar të gjithëve që s’do të ketë plan që nuk respekton të drejtat e vendit tonë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor” , tha presidenti turk.

Anija turke Oruç Reis u rikthye për fushatën e saj të hidrokarbureve  në Mesdheun Lindor.

Ditën e djeshme Erdogan theksonte se Turqia ka qëllime të mira, por sot deklaron se nuk ka në plan të sakrifikojë të drejtat e Qipros turke në Mesdheun Lindor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303