fbpx

Erdogan ‘habit sërish’: Do flas me Putin, ja ku qëndron problemi

pas-9-voyesh-696x405.png

Ditën e sotme presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur “një mirëkuptim” për katër nga gjashtë temat e mosmarrëveshjeve të diskutuara gjatë negociatave.

Mësohet se duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan tha gjithashtu se do të flasë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të premten dhe me presidentin rus Vladimir Putin gjatë fundjavës “ose gjatë ditëve të para të javës së ardhshme”.

“Ka gjashtë tema të negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mes tyre duket se ka një mirëkuptim për katër tema”, tha Erdogan.

“Në fillim, Ukraina ishte pezulluar për këtë çështje, por më vonë, Zelensky filloi të shprehej se ai mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja është një gjuhë e folur pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan. Nga ana tjetër, nuk ka ende një rezultat për Donbasin dhe Krimenë.

Erdogan tha gjithashtu se komentet e Zelenskit për nevojën e një referendumi për kompromise me Rusinë ishin “udhëheqje e zgjuar”.

Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.

Për telefonatën e tij të ardhshme me Putinin, Erdogan tha se “duhet të diskutojmë dhe vlerësojmë” takimet e NATO-s.

“Duhet të kërkojmë një mënyrë për të qetësuar këtë biznes duke thënë ‘bëni një dalje të ndershme nga kjo. Nga ana tjetër, ne si Turqi me siguri e konsiderojmë përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë si një krim kundër njerëzimit,” shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303