fbpx

Erdogan i vendosur: Turqia nuk do të heqë dorë nga…

erdogan-600x360-2.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuat se i ka thënë homologut të tij amerikan Donald Trump, se Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes raketor S-400.

Erdogan u tha anëtarëve të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në parlament se ai i kishte thënë presidentit Trump se nëse SHBA mbante një qëndrim të pa kompromis për F-35, Turqia do të duhej të kërkonte një alternativë për të përmbushur nevojat e saj afatmesme të mbrojtjes.

Erdogan dhe Trump kanë biseduar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë për të kapërcyer ndryshimet në rritje midis tyre. Uashingtoni tha që sistemi S-400 ishte një kërcënim për avionët e tij luftarakë F-35 dhe pezulloi Turqinë nga programi i saj i aviacionit, ku Turqia po paraqitej si blerës dhe prodhues.

SHBA gjithashtu paralajmëroi Turqinë se do të përballet me sanksione për një marrëveshje të tillë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303