fbpx

Erdogan mbërrin të hënën në Tiranë, zbardhet axhenda e presidentit turk

800-0-61e1c10e9e241.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare. Mirëseardhjen në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09:00 do t’ia urojë personalisht kryeministri, Edi Rama.Presidenti dhe delegacioni që e shoqëron do të udhëtojë më pas drejt Kurbinit për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Erdogan do të inaugurojë 524 apartamente banimi në Bashkinë Kurbin, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet.Në orën 14:00 Erdogan do mbërrijë në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar në Kryeministri me Edi Ramën. Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Restaurimi i kësaj xhamie që është një monument kulture i kategorisë së parë dhe që është pjesë e monumenteve që përbëjnë qendrën historike të Tiranës filloi në mars të vitit 2018. Kjo xhami i përket periudhës osmane dhe është një simbol i kryeqytetit të Shqipërisë.Pas kësaj vizite, Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të. Kjo nuk është vizita e parë e tij në Shqipëri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303