Erdogan përshëndet vendimin e Trump për tërheqjen nga Siria

trump-erdogan-822x548-2.jpg

Presidenti turk Tayyip Erdogan përshëndeti vendimin e Uashingtonit për të tërhequr trupat e saj në Sirinë verilindore  dhe deklaroi se Turqia do të presë për një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në këtë zonë.

Njoftimi i befasishëm nga Presidenti i SHBA, Donald Trump këtë javë që Uashingtoni do të tërhiqte rreth 2.000 trupat e saj, ka ngritur shqetësim rreth politikës amerikane në Lindjen e Mesme.

Kritikët thonë se kjo do ta bëjë më të vështirë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit 7 vjeçar në Siri, që ka shkaktuar qindra mijëra viktima e miliona të zhvendosur.

Por për Ankaranë, vendimi i Trump largon një burim fërkimi me Shtetet e Bashkuara. Erdogan ka kritikuar aleatin e tij të NATO-s për rolin në Sirinë verilindore, ku Uashingtoni ka mbështetur luftëtarët kurdë YPG.

Turqia e konsideron YPG një organizatë terroriste dhe një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që lufton një shtet autonom kur përgjatë kufirit me tokën turke.

Erdogan njoftoi planet javën e kaluar për të filluar një operacion në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të larguar YPG nga zona, të cilën e kontrollon.

“Ne kishim vendosur javën e kaluar për të nisur një inkursion ushtarak në lindje të lumit Eufrat … Biseda jonë telefonike me Presidentin Trump, së bashku me kontaktet midis diplomatëve tanë dhe zyrtarëve të sigurisë dhe deklaratave nga Shtetet e Bashkuara, na kanë detyruar të presim pak më gjatë “, tha ai në një fjalim në Stamboll.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303