fbpx

Erdogan thirrje turqve: Mos blini kurrë mallra franceze

President of Turkey, Recep Tayyip Erdogan gestures as he gives a press conference after the cabinet meeting at the Presidential Complex in Ankara, Turkey, on September 21, 2020. (Photo by Adem ALTAN / AFP)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje turqve që të mos blejnë kurrë mallra franceze, ndërsa kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që ta ndalin agjendën “anti-islamike” të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Erdogan ka thënë të shtunën se Macron ka problem me myslimanët dhe se ka nevojë për kontrolle të shëndetit mendor.

Deklarata ka bërë që Franca ta tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja.

“Njëjtë sikurse ata që thonë: ‘Mos blini mall të markave turke’ në Francë, edhe unë u bëj thirrje qytetarëve të mi nga këtu, që të mos i ndihmojnë kurrë markat franceze ose të mos i blejnë ato”, tha të hënën Erdogan.

Sipas Institutit të Statistikave në Turqi, Franca është burimi i 10-të më i madh i importeve në Turqi dhe tregu i shtatë më i madh për eksportet e Turqisë.

Macron është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamik”, duke thënë se ai kërcënon ta marrë kontrollin e disa komuniteteve myslimane në Francë.

Franca është tronditur këtë muaj nga prerja e kokës së një mësuesi nga një militant islamik, i cili është hakmarrë për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë për lirinë e shprehjes.