fbpx

Erdogan tregon për sa kohë do të ndërtohen 500 banesat

erdogan-600x360.jpg

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Stamboll ku u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pas takimit me Erdogan, Rama mori pjesë dhe në konferencën e donatorëve, ku kërkoi ndihmë për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka folur në lidhje me premtimin e tij për ndërtimin 500 banesave të cilat u dëmtuan nga tërmeti 6.4 ballë.

Presidenti turk tha se 500 banesat e premtuara do të jenë gati për 6 muaj, ose një vit.

“Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do tu tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra që janë posaçërisht për dimër”, tha Erdogan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303