17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Erdogan ultimatum SHBA-ve: Largoni trupat kurde në Siri ose do të ndërhyjmë

spot_img

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump kanë patur një bisedë telefonike për të diskutuar çështjen e Sirisë.

“Çështjet dypalëshe dhe zhvillimet më të fundit në Siri, duke përfshirë çështjet e sigurisë dhe përpjekjet kundër terrorizmit, u diskutuan,” tha Presidenca turke në një deklaratë.

Sipas deklaratës, Erdoan ndau me Trump “shqetësimet e ligjshme të sigurisë të Turqisë të shkaktuara nga prania dhe veprimet e organizatës terroriste kurde”.

Të dy udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për një koordinim më efektiv brenda kontekstit të Sirisë, shtoi deklarata.

Forcat turke do të hyjnë në qytetin sirian të Manbixhit nëse SHBA nuk i heq trupat kurde, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk tha këtë javë se Turqia do të nisë një operacion të ri brenda disa ditësh kundër trupave kurde të mbështetur nga SHBA, e cila kontrollon kufijtë e rajonit kufitar verior të Sirisë, në atë që do të jetë fushata e tretë ushtarake e Turqisë në Siri në këto dy vjet.

“Manbixh është një vend ku jetojnë arabët, por ata e kanë dorëzuar zonën në organizatën terroriste”, tha Erdogan anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në një fjalim në Stamboll . “Tani po themi se zona duhet pastruar, ose largojini ata, ose ndryshe ne do të hyjmë në Manbixh. Po flas shumë qartë. “-u shpreh Erdogan.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat