13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

spot_img

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbajti një fjalim gjatë ditës së sotme në parlament ku foli për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll.

Erdogan e nisi fjalimin e tij duke ngushëlluar familjen e gazetarit dhe vijoi më tej me akuza të forta duke shtuar se vrasja e Kashoggit ishte planifikuar ditë më parë dhe se 15 sauditë, të cilët kishin shkuar në Stamboll me fluturime të veçanta, kanë hyrë në konsullatën saudite para Khashoggit.

Presidenti turk hedh poshtë shpjegimin e Arabisë Saudite se vrasja e Khashoggi ishte aksidentale si pasojë e një përleshje fizike, duke thënë se ishte një vrasje e planifikuar dhe se ‘Khashoggi u vra në një mënyrë të egër’

“Fshehja e një vrasje kaq të egër është kundër ndërgjegjes së njerëzimit”, i tha Erdogan Parlamentit turk.

Erdogan deklaroi se kamerat e konsullatës saudite u hoqën përpara arritjes së Khashoggit. “Ne kemi prova të forta se vrasja nuk ishte aksidentale, por e planifikuar,” tha ai.

“Arabia Saudite dha leje për sigurinë turke për të bërë kërkime në konsullatën e saj në Stamboll vetëm pas vëmendjes që media i dha çështjes”, -shtoi Erdogan, i cili i bëri thirrje sauditëve të tregojnë kush e urdhëroi vrasjen dhe se ku është trupi i gazetarit të vrarë.

Presidenti turk kërkoi që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll dhe jo në Arabinë Saudite.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat