Erë e re ndryshimi/ Administrata e Biden ‘zhbën’ penalizimet e Trump: SHBA janë dhe do të mbeten një komb mikpritës

ssha.jpg

Një erë e re ndryshimi për emigrantët në SHBA. Administrata e Joe Biden po orientohet drejt një ere të re për emigrantët, në ndryshim nga paraardhësi i tij Donald Trump.

Agjencia qeveritare e SHBA-së e ngarkuar me dhënien e vizave, Green Card dhe natyralizimeve ndryshoi deklaratën e misionit, duke zhbërë vendimin penalizues të epokës Trump.

Deklarata e re e misionit të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS), thotë: “USCIS mbështet premtimin e Amerikës si një komb i mirëseardhjes dhe mundësisë me drejtësi, integritet dhe respekt për gjithçka që ne i shërbejmë”.

Drejtori i USCIS, Ur Jaddou njoftoi misionin e ri të agjencisë në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten një komb mikpritës që pranon njerëz nga e gjithë bota”.

“Në thelb, USCIS si institucion ka të bëjë me dhënien e vendimeve për familjet, bizneset, punëtorët dhe ata që kërkojnë strehim në SHBA për aplikimet, peticionet, kërkesat dhe apelimet e tyre. Kjo deklaratë e re e misionit pasqyron karakterin gjithëpërfshirës si të vendit tonë ashtu edhe të kësaj agjencie”, tha Jaddou.

scroll to top