fbpx

Erik Lloshi: “Disa këngë duan censurim”!

WhatsApp-Image-2020-08-12-at-09.21.43.jpeg

Këngëtari i njohur shqiptar Erik Lloshi ka qenë i ftuar së fundmi  në emisionin Edicioni Veror.

Lloshi ka treguar se është kritik i vetes dhe në makinë nuk dëgjon kurrë këngët e tij. Mes të tjerash ai u shpreh:

Unë jam shumë kritik i vetes dhe në makinën time nuk ka asnjë këngë timen. Unë dëgjoj muzikë orkestrale. Kohët e fundit kanë dalë shumë artistë, që nuk di se çfarë po bëjnë. Nuk po them se janë pa vlera por nuk besoj se është ajo që duhet. Besoj se duhet të ketë censurim. Ka disa pjesë në këngët e disa personave që duan censurim. Edhe në botë ka raste, por nuk merren me drogën, por përcjellin mesazh. Përdoren fjalë banale dhe kjo më çudit”, shprehet Erik Lloshi.

Lidhur me planet e prishura nga koronavirusi, Lloshi tha:

“Kisha shumë koncerte dhe shumë dasma dhe shumë njerëz të tjerë, mbi 20 veta që punojnë me mua që kanë ngelur pa punë. Por përpara është shëndeti”, thotë ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303