fbpx

Erion Braçe lëshon ‘bombën’: Thasët me lekë të LSI-së…

erion-brace-e1620896109114.jpg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017.

Në një intervistë për Abc News, Braçe u shpreh se ka ndjekur personalisht nga pas rrugaçët e PD dhe LSI, siç i quajti ai, të cilët thasët me lekë i kanë hedhur në kanal pasi kanë vënë re se ndiqeshin.

“Kam ndjekur pas drejtor Burgu e drejtor AKU-je. Thasët me lekë i kanë hedhur në kanal me ujë. Në Lushnje i kam ndjekur mbrapa se në Divjakë nuk ua mbante. Si nuk gjeti prokuroria e Llallës një fakt për këto blerje. Rrugaçët e PD dhe LSI qarkullonin në rrugët e Fierit dhe Lushnjes me thasë me lekë’, ka deklaruar Erion Braçe.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303