fbpx

Erion Braçe nxjerr fotot e vjetra, në krah me Metën e Kryemadhin, ja ç’thotë për Fatos Nanon…

Zevendeskryeministri i qeverise, Erion Brace kujton sot 15 janarin e vitit 1992, koha kur lindi organizata e madhe politike rinore në Shqipëri, Forumi i Rinisë Eurosocialiste.

Me nje postim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, Braçe, poston foto nga kujtimet e atyre koheve, nderkohe qe falenderon me emra gjithe mbeshtetesit ne ato dite te veshtira.

Ne foto ai eshte ne krah me ish kryeministrin dhe ish kreun e PS, Fatos Nano, e tej nje tjeter me presidentin aktual Ilir Meta dhe bashkeshorten e tij, sot kryetarja e LSI-se, Kryemadhi.

“I jam pafund mirenjohes familjeve te cdo djali e vajze qe per shkak te zgjedhjes se femijeve te tyre, u perndoq sic Hitleri perndoqi hebrenjte, nga i njejti fashist qe ben edhe sot te njejten gjueti!”- shkruan Braçe.

Postimi i Braçes

#15JANAR
PREJ ASAJ DITE,
NJE JETE E JETUAR SI I MAJTE!

Sot eshte thjesht zgjedhje,
por ne #15JANAR1992 nuk ishte e tille, nuk lejohej te zgjidhje majtas.

Habi ëëëë?
E vertete eshte-ishte vendosur pluralizmi, liria e te menduarit,
te shprehurit, liria e zgjedhjes,
por jo majtas;
Nuk ishte bullizem, ishte lufte!

Ndaj, zgjedhja per te qene #eurosocialist, i ri dhe i majte,
nuk ishte perpjekje per nje tjeter organizate partie,
por nje akt lirie ne demokraci!

Une i jam shume mirenjohes cdo djali e vajze qe ishte pjese ate dite e para saj deri ne 15 janar, me pas patjeter;
I jam mirenjohes cdo burri e gruaje ne Partine Socialiste qe hapi dyert dhe u kujdes per secilin nder ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pellumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj,
posacerisht, mirenjohes per disa burra qe ishin edhe me prane, marre perdite me organizimin tone,
Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini.
Pa ta do ishte e veshtire per te gjithe,
nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek cdonjeri qe beri zgjedhjen e forte ne 15 janar 1992, nje akt i ndershem lirie!

I jam pafund mirenjohes familjeve te cdo djali e vajze qe per shkak te zgjedhjes se femijeve te tyre,
u perndoq sic Hitleri perndoqi hebrenjte, nga i njejti fashist qe ben edhe sot te njejten gjueti!

Fotot dhe sqarimet e bera nga Brace

1. Eshte e rendesishme ta nisesh me fitore; diku mes Beratit, Kucoves, Ures e Lushnjes, pas mitingut elektoral te zgjedhjeve te para lokale te fituara prej PS.

2. Ne nje dite si kjo, 15JANAR me nje mikprites te lindur, aq prane cdo te riu ne PS, Fatos Nanon.

3. Nje ure drejt evropes per te majten shqiptare, atekohe kur Fressh priste e kominikonte edhe me Partine Socialiste Evropiane.

4. Ne te parin e te fundit akt te paster besimi kur Partia Socialiste pranoi ne sistem maxhoritar nje liste me te rinj eurosocialiste te cilet i kandidoi per deputete ne zona njeemerore;
Une njeri nder ta!

Une e nisa keshtu dhe me #15JANAR
#MIRENJOHES