Erion Braçe reagon pas deklaratës së Kryemadhit: Ky është krim, ajo duhet dënuar

086a89660bff96c60f2a2ea02cd0cc12_L.jpg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë një reagim lidhur me një deklaratë që Kryemadhi bëri së fundmi. Ajo tha mbrëmë se e ka kaluar koronavirusin dhe e mori vesh nga disa mjekë italianë, kur po kryente një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas Braçes, ky quhet krim. Më tej, ai shkruan se Kryemadhi duhet të dënohej me burg për një veprim të tillë, pasi ka infektuar qëllimisht të tjerët.

Postimi i plotë:

Nuk është turp të infektohesh, por është krim të infektosh, është krim të infektosh me dashje patjetër, por dhe nga pakujdesia. E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë. Ti thuash njerëzve se, “COVID nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T’i ftosh njerëzit nëpër takime e t’i grumbullosh, t’i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, pa e ditur-rasti lehtësues, nëse je apo ka ndër ta të infektuar; Të përballesh me njerëzit që janë me maskë, ta bësh politike mbajtjen e saj, ti sfidosh edhe pse mbrojnë veten e të tjerët, qoftë edhe ty, tu kërkosh ta heqin maskën ne ambient të hapur kur ligji e rregulli është ndryshe; Është krim! Po po, është krim.

Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkëlqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thonë qartë: Përhapja e sëmundjeve infektive- Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri ne dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja te renda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri ne tete vjet. Pohimi i djeshëm nuk ishte i ri; Por ishte më i rëndi aman. Në kuptim të ligjit penal dhe akteve te kryera në gjithë këta muaj, në gjithë këto jave të rënda për çdo shqiptar! Nuk mund te kaloj si një gjë e zakonshme, nuk duhet t’ja pranojmë kërkuat si normalitet! Është krim dhe i qartë; Aq i qartë sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa shpjegim, sa zënia e pistës se Liqenit për më shumë oksigjen, te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerëzve të infektuar.

Por nëse për vete mbrohesh e mbron, po për njerëzit e zakonshëm që i fton e grumbullon, pa asnjë masë mbrojtëse, pse e mohon, pse i mashtron, pse i vë në rrezik ata vetë e familjet e tyre?! Nuk është politike kjo, ky është krim! Është shumë më tepër se ajo ditëlindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji; Është me tepër sepse kanë qenë takime edhe më të mëdha e disa të tilla, kudo lart e poshtë, pa i matur kujt temperaturën ke dera, as prej vërteti e as si rrenë

scroll to top