Erion Isai bën gafën e madhe, a do e falë Rama?

Ditën e djeshme, Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak të Kolonjës, aktorin Erion Isai. Por ky i fundit gjatë fjalës së tij, ka bërë një gafë duke thënë se Partia Socialiste do bëhet.

Ndoshta ka dashur të imitojë Kryeministrin Rama i cili në çdo fjalë të tijën thotë se Shqipëria do bëhet. Nëse Rama do e vejë re gafën e Isait për PS, nuk e dimë nëse do mund ta tolerojë.

“Partia Socialiste do bëhet. Shqipëria do bëhet”-, ka thënë Isai.

Ndërkohë Spiropali gjatë prezantimit të kandidatit për Kolonjën ka treguar edhe mangësinë e tij. Spiropali tha se Isai kishte bërë një karrierë të mirë në Tiranë por nuk kishte mundur të bënte diçka për vendin e tij.

“Këtu në Kolonjë kemi sjellë djalin tuaj, Erion Isain. Ai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por i mungonte kontributi për Kolonjën. Ai ka dashurinë për këtë vend dhe për këtë ka sjellë bashkëshorten dhe vajzën këtu dhe ka vendosur të kthehet të jetojë këtu së bashku me ju. Ju nuk e kuptoni dhe nuk mund ta besoni që katër veta që çfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë, mund të guxojnë më të luajnë me fatinë  e saj dhe unë kam besim se ju do të jepni një shembull në votime dhe do të tregoni se PS meriton të votohet”, u shpreh Spiropali.