fbpx

Erion Veliaj President i vendit?

veli.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet e kryera, teksa vlerësuan transformimin që ka pësuar sot një nga zonat më problematike dhe të harruara të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka paralelizuar protestën e Teatrin me atë të Presidentit, duke lënë të nënkuptuar se mund të jetë ai një ndër kandidatët e PS për President të vendit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim dhe puna e bërë këtu është një tjetër provë konkrete se aty ku vë dorë Bashkia e Tiranës, bëhen gjëra shumë të mira për qytetarët. E duke iu referuar debatit për Teatrin Kombëtar, ai theksoi se Teatri i Ri do të bëhet, që aktorët dhe artdashësit të kenë një hapësirë dinjitoze. “Një gjë është e sigurt: Teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri. Siç e dëgjuam edhe nga njerëzit, nuk jetohet vetëm me bukë e ujë, as vetëm me asfalt, por edhe me art e kulturë. Në qoftë se kemi sjellë këtë cilësi te Bregu i Lumit, te ish “Frigoriferi”, te blloku “Besa”, nuk mund të themi që do të rrimë me tallash në qendër të Tiranës, ndërkohë që e kemi bërë kryeqytet Bregun e Lumit”, tha ai.

Veliaj theksoi se çdo projekt që ka sjellë ndryshim të prekshëm në Tiranë është kundërshtuar vetëm nga një minorancë e vogël. Por, ashtu si te kendi i lojërave te Parku i Liqenit, ai tha se edhe projekti i Teatrit të Ri Kombëtar do jetë një histori suksesi. “Për çdo projekt, ka pasur një pakicë që ka kundërshtuar gjithçka. Mbaj mend që e filluam me protestuesit e këndit të lodrave, me një President Republike, kurse sot vazhdojnë prap të njëjtët protestues me një President tjetër. Pra, është një lojë e vazhdueshme. Në të gjitha vendet e botës ka kryetarë bashkie që ëndërrojnë të bëhen një ditë Presidentë, ndërkohë në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje. Kjo është një nga ato çudirat shqiptare që nuk na ndahet”, u shpreh Veliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303