Erjoni rrëfen në ‘Përputhen’ historinë prekëse, kush është personi i ‘gdhendur në zemrën e tij’

erjon.jpeg

Erjoni i emisionit “Përputhen” ka prekur ndjekësit me historinë e jetës së tij.

Gjatë takimit me Anën, Erjoni zbuloi se në zemër ka bërë tatuazh emrin e vajzës që ka dashur shumë.

Erjoni tha në studio, se ambienti intim, “paqja” që gjente në krahë të Anës, e bëri atë të rrëfehet. Ai premtoi se emrin e vajzës në gjoks do ta heqë vetëm kur në jetën e tij të shfaqet një vajzë që do ta dashurojë po aq sa edhe ajo.

 “Normalisht më ndihmoi të hapesha me Anën. Mënyra se si ma bëri pyetjen, ambienti aty më bëri që të jem shumë i lirshëm. Ka goxha vite. Unë do ta heq atë tatuazh kur të gjej një person kur të më dojë aq sa më donte ajo. Nëse unë jam i aftë të bëj Anën të më dojë aq, atëherë mund të kem emrin e saj”, u shpreh Erjoni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303