fbpx

Ermal Fejzullahu së shpejti pjesë e kinematografisë, ja projekti ku po punon

Këngëtari i famshëm Ermal Fejzullahu paska ndërmend të merret edhe me kinematografi.

Lajmin e bëri me dije aktori Osman Azemi,  i cili në një intervistë ka folur për një projekt të ri të grupit Stupcat.

Azemi zbuloi se ai dhe skuadra me të cilën punon kanë në plan të realizojnë një film e në të do të jetë edhe një rol për Ermal Fejzullahun.

Ermali  është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të talentuar dhe me siguri edhe si aktor do të pëlqehet po njësoj.

 

REAL NEWS