fbpx

Ermal Mamaqi futet në Big Brother Vip: Shpresoj të më mbështesni

ermali.png

Ermal Mamaqi ka publikuar pak më parë një foto me Arbana Osmanin ndërsa bën me dije se ditën e martë do të nisë rrugëtimin në Big Brother Vip.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një shaka e Ermalit, i cili njihet për batutat e tij, por kjo nuk i pengon fansat që të mendojnë se ai do ti bashkohet realisht shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin e tij në rrjetet sociale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303