fbpx

Ermal Mamaqi tha se do jetë banori më i ri i “Big Brother VIP”, reagon menjëherë Arbana Osmani

ermali.png

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, njoftoi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram që do t’i bashkohet të martën Big Brother-it si banori më i ri. Teksa ndan një foto me Arbanën, ai kërkon mbështetje nga ndjekësit e tij.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin e tij në rrjetet sociale.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i moderatores së njohur, Arbana Osmani. Kjo e fundit ka shpërndarë postimin e aktorit dhe i shkruan: Për vitin tjetër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303