fbpx

Ermal Mamqi: Sot natën kam marrë 3 goditje në kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushte turive

ermal-mamqi.jpg

Moderatori dhe aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi është një personazh mjaft i dashur dhe komik për publikun.

Me rolet e tij, ai është bërë mjaft i njohur tek publiku, por edhe me emisionet që ai drejton e që janë mjaft të ndjekura, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi përkrah djalit të tij, ku ka shpjeguar ‘vuajtjet’ që përjetojnë prindërit kur flenë me fëmijët e tyre.

Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë…
Sot natën : 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri. Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë çbëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrafin se ne i detyrojmë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet. Kujdesuni për veten. Mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq
”, ka shkruar Ermal Mamqi përkrah fotografisë me djalin e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303