Ermal Meta kujdeset për Tiranën

GON_7486.jpg

Këngëtari i njohur Ermal Meta i cili na ka bërë të gjithëve krenar ka mbërritur në Tiranë.

Talenti shqiptar ka ardhur në kryeqytet për koncertin i cili u mbajt  në Pallatin e Kongreseve ditë e djeshme.

Bashkë me të performuan edhe disa artistë italianë.

“Jam shumë i lumtur që vëllai im, Ermali, është kthyer sërish në Tiranë për të lënë gjurmë, për të hedhur rrënjë këtu. Bëmë edhe një mbjellje për të hedhur ca rrënjë fizike. Jam shumë i lumtur që i gjithë koncerti është “sold out”, një nga më të mëdhatë në Pallatin e Kongreseve të turit të Ermalit me GnuQuartet, një grup fantastik nga Xhenova. Kanë bërë një tur në të gjithë Italinë dhe jam shumë i lumtur që me këmbënguljen e Ermalit, edhe Shqipëria u bë pjesë e këtij turi”, deklaroi Veliaj.

Para koncertit Ermali nuk ka nguruar të tregojë interes edhe për kryeqytetin,  ku bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj ata kanë mbjellë pemë në qendër të Tiranës./real-news.tv

 

 

scroll to top