Ermal Meta merr përsipër rindërtimin e një shtëpie të prekur nga tërmeti

ermal-1.jpg

Artistët shqiptarë po solidarizohen gjithmonë e më shumë me situatën e familjeve të prekura nga tërmeti. Një tjetër emër që do të japë kontributin e tij për ndërtimin e një shtëpie është edhe Ermal Meta.

Këngëtari ka zgjedhur për të ndihmuar familjen Alla, duke theksuar: “[Në mënyrë] që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.” Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Ermali në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritetin e tij lidhur me atë çka shkaktoi tërmeti i mëngjesit të së martës së shkuar.

Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303