fbpx

Ermal Meta urim të veçantë për të dashurën, e prezanton publikisht (Foto)

Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, fitues i “Sanremo”, Ermal Meta ka vendosur të na prezantojë publikisht me të dashurën e tij Chiara.

Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori shqiptar duket shumë i dashuruar.

Prej kohësh, Chiara Sturdà ishte frekuentuar në fshehtësi me Ermal Metën. Megjithatë, gjatë izolimit, dy të dashuruarit vendosën të dilnin publikisht.

Sot, Chiara feston 30-vjetorin e lindjes dhe Ermali s’mund të gjente mesazh më të bukur për ta uruar. Me pak fjalë dhe shumë ndjenjë, siç e ka Ermali natyrën, vjen edhe mesazhi i urimit për Chiara-n:

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”.