Eros Grezda përgënjeshtron Edi Rejan: Ja pse nuk jam në kombëtare…

Liechtenstein's midfielder Andreas Malin (L) vies with Albania's defender Eros Grezda during the FIFA World Cup 2018 qualification football match between Albania and Liechtenstein in Elbasan Arena stadium in the city of Elbasan on September 2, 2017. / AFP PHOTO / Gent SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Edi Reja u mundua të shuajë shumë shpejt polemikat më Taulant Xhakën. “Nuk ekziston një e tillë”, tha trajneri i kombëtares përpara ndeshjes me Andorrën, por një “çështje” e pambyllur vazhdon të jetë ajo e Eros Grezdës.

Menjëherë pas deklaratave të teknikut se “sulmuesi nuk kishte pranuar ftesën”, ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke përgënjeshtruar pohimet e Edi Rejas.

Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajner i Kombëtares. Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësojë popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq zi”, lexohet në reagimin e futbollistit që luan me Rangers.Kujtojmë se Eros Grezda u grumbullua vetëm në debutimin e Edi Reja si trajner i skuadrës kuqezi. Ai u largua pas mosmarrëveshjes me teknikun dhe që atëherë nuk është thirrur me përfaqësuesen.