“Është alfa dhe omega e lobit shqiptar në SHBA”, mediat serbe çmenden nga fuqia e Mark Gjonajt

Screenshot_5-2.jpg

Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan zhvilloi në prill të këtij viti një seancë dëgjimore me temë: “Viktimat e luftës në Kosovë – Në kërkim të drejtësisë.”

Seanca kryesohej nga kryetari i Komisionit, Eliot Engel, ndërsa një prej folësve kryesore ishte dhe ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.

Kjo e fundit gjatë fjalimit të saj deklaroi se më shumë se 20,000 burra dhe gra janë dhunuar seksualisht nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Mediat serbe i janë rikthyer edhe njëherë këtij aktiviteti që duket se nuk ka lënë aspak shije të mirë në Beograd. Kurir shkruan se “pas performancës së Atifeta Jahjagës në Kongresin Amerikan, gjatë së cilës ajo pretendoi se 20,000 gra dhe burra shqiptarë u dhunuan nga serbët gjatë luftës, qëndron  Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork, lobisti shqiptar në Amerikë Mark Gjonaj. 51-vjeçari shqiptar nga Ulqini, i lindur në Bronx, ashtu si lobisti më i madh i Kongresit, kongresmeni Eliot Engel, vlerësohet si shqiptari më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara dhe është hapur në favor të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, flamujt e të cilave ai i mban edhe në zyrën e tij në New York”.

“Mark Gjonaj është mik i vendit të tij dhe  Eliot Engelit, dhe përmes tij në Kongresin amerikan, ai falsifikoi një histori të rreme për 20,000 gra të dhunuara shqiptare, në bazë të të cilave ata tani po përpiqen të çimentojnë pozicionin e tyre ndaj serbëve si kriminelët më të mëdhenj të luftës në Evropë. Ai drekon vazhdimisht  me demokratët amerikanë dhe po shpenzon mijëra dollarë çdo ditë për të organizuar këto mbledhje, zbulon një burim pa emër” shkruan më tej Kurir.

Duke cituar sërish këtë burim, Kurir shkruan: “Ai thotë se në Amerikë nuk mund të mbarosh asnjë punë nëse i përmbahesh protokollit, por përkundrazi  duke krijuar “lidhjet anësore”, të cilat shqiptarët kanë arritur t’i realizojnë me kohë.

“Gjonaj dikur ishte i lidhur me trafikun e armëve dhe familjet e rrezikshme mafioze shqiptare. Ai dihet gjithashtu se ka mbrojtur hapur lirimin e Ramush Haradinaj kur u arrestua në Francë me një urdhër të lëshuar nga Serbia” vijon shkrimin e saj Kurir, por këtu duke ju referuar sipas saj mediave amerikane.

Në atë kohë, Gjonaj organizoi demonstrata shqiptare, por gjithashtu mblodhi asistencë financiare për mbrojtjen e Ramush Haradinaj. Ai dëshmon mbështetjen e tij për idenë e “Shqipërisë së Madhe” në çdo hap duke treguar shqiponjën me dy koka, simbolin e “Shqipërisë së Madhe” dhe vlerëson me zë të lartë luftëtarët e UÇK-së që për serbët janë terroristë.

Por pas gjithë këtij trilli ka një moment që gazeta serbe Kurir, varianti online, ulet me këmbë në tokë dhe u përmbahet fakteve konkrete rreth atdhetarit të njohur Mark Gjonaj.

“Sidoqoftë, biografia në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut thotë se Gjonaj është djali i emigrantëve punëtorë dhe se ai u diplomua në Universitetin prestigjioz të Shën Gjonit në Nju Jork. Motivimi i tij vjen nga vështirësitë që ka kapërcyer familja e tij dhe mundësitë që ky vend i madh i ka dhënë atij dhe familjes së tij. Gjonaj ishte i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në New York. Ai u zgjodh në Asamblenë e Qytetit të Neë York në 2017, pasi më parë kishte shërbyer si anëtar i Asamblesë së Shtetit të New York në Rrethin e 80-të nga viti 2012 deri në 2017”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303