fbpx

“Është e pakënaqur nga…”/Një tjetër prezantuese largohet nga ‘Sanremo 2020’?

Një tjetër bashkëprezantuese e ‘Sanremo 2020’ ka shprehur pakënaqësi për festivalin që pritet të mbahet më 4-8 shkurt.

Monica Belluci para pak ditësh me anë të një deklarate në media njoftoi se nuk do të merrte pjesë në moderimin e këtij kompeticioni.

Disa prej figurave që do të prezantojnë janë Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Giorgina Rodriguez e Alketa Vejsiu.

Teksa secila prej tyre, por edhe pjesa tjetër e stafit po përgatiten për të organizuar një festival madhështor, mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano Rolado-s nuk është e kënaqur nga pagesa.

Giorgina Rodriguez është shprehur se nuk i mjaftojnë 20-25 mijë euro që do i paguajë “Sanremo”, prandaj dëshiron një pagë më të lartë.

Modelja ka kërkuar nga drejtuesit 140 mijë euro, shifër kjo shumë më e lartë nga sa i është përcaktuar.